Njoftim për Prindërit mbi Asistencën e Shtetit të Pensilvanisë për Faturat Mjekësore

Njoftim për Prindërit mbi Asistencën e Shtetit të Pensilvanisë për Faturat Mjekësore

Effective Date:March 18, 2013 | Topics:
Pennsylvania Medical Assistance Billing Parental Notice-School Age Njoftimi për Prindërit mbi Asistencën e Shtetit të Pensilvanisë për Faturat Mjekësore LEA-t mund të aplikojnë për pagim të shërbimeve të tyre nëse kanë një leje të përgjithshme nga prindi në përputhje me Ligjin mbi Përmirësimin e Arsimit për Individët me Aftësi të Kufizuara (IDEA) të vitit 2004, nën Pjesën 300 (Asistencë për Shtetet që Arsimojnë Fëmijët me Aftësi të Kufizuara) si edhe Ligjin për Të Drejtat e Familjes për Arsim dhe Privatësi (FERPA). Nënshkrimi i formularit për lejen prindërore nënkupton autorizimin e LEA-s për të zbuluar të dhënat e fëmijës suaj si kartelën e tij/saj ose të dhënat mbi shërbimet që i bëhen fëmijës suaj në Departamentin e Arsimit të PA, Departamentin e Mirëqenies Publike të PA, si edhe nga mjekët ose ndihmës-mjekët, në mënyrë që ata të faturojnë Asistencën Mjekësore për shërbimet që fëmija juaj merr nën IEP e vet. Këto të dhëna zbulohen vetëm për qëllime faturimi të shërbimeve të kryera.
Age:School Age
Language:Albanian
Download this Form: